Jeta Osh Qef
Home

Identifikohet viktima e dytë e ekzekutimit në Lushnje, djali i një biznesmeni
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.10.2017, 19:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Është identifikuar viktima e dytë e ekzekutimit me kallashnikov në qytetin e Lushnjes, ku dy persona ndërruan jetë dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Viktima e dytë është identifikuar si Jurgen Hoxha, 23 vjeç, ndërsa tjetri, Zamir Latifi, po 23-vjeç.

Të dy viktimat dhe i plagosuri ishin shokë me njeri-tjetrin. Objekt i atentatit dyshohet të ketë qenë Jurgen  Hoxha. Ai është i biri i një biznesmeni të njohur.

Policia ende nuk ka informacione për autorët e mundshëm dhe motivin e krimit të trefishtë ndërsa ka ngritur postblloqe të shumta.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat RENEA ndërsa Haki Çako, ka mbledhur drejtuesit e policisë në një mbledhje urgjente.