Jeta Osh Qef
Home

Ndërtimet në Butrint/ “Po ndërtoni muze apo kafene?”, ministrja Kumbaro habit me përgjigjen
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.10.2017, 19:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
3Është zhvilluar sot seanca dëgjimore për ndërtimin e parkut të Butrintit, ku në qendër të debatit është vënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.

Opozita kërkon ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në parkun arkeologjik të Butrintit, ndërsa ministrja e ka justifikuar gjithçka me “ndërtime që po bëhen me material të lëvizshëm dhe jo me beton”.

Ka qenë pyetja e Valentina Dukës ajo që e ka befasuar ministren Kumbaro, e cila ka shtangur një çast.

Gjeni më poshtë debatin mes Mirela Kumbaros dhe Valentina Dukës:

Valentina Duka: Zonja ministre, po ndërtoni muze apo kafene?

Mirela Kumbaro: Më falni, nuk e kuptoj pyetjen. Muzeu ekziston e në vazhdën e ndërhyrjeve, muzeu ka pas problem të rënda lagështire. Muzeu është tjetër gjë. Sikurse kemi bërë restaurimin e kalasë…

Valentina Duka: Po flasim për ndërtesën. A do e bëni kafene, se thatë se ka qenë një godinë që shërbente si kafene…

Mirela Kumbaro: Jo, thashë që ka qenë një godinë me funksione të ndryshme, por s’ka rëndësi kjo. Nuk ka ndërtim, nuk ka ndërtim, ka rehabilitim të një godine ekzistuese me material të lëvizshme…