Jeta Osh Qef
Home

Përgjaket Lushnja, dy të vdekur dhe një i plagosur pranë komisariatit
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.10.2017, 18:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
lu

Foto ilustruese

Të shtëna armësh janë dëgjuar pasditen e sotme në qyetetin e Lushnjes. Si pasojë, dy persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër ëshë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Përroit”, pranë me komisariatin e qytetit.

Ende nuk janë bërë me dije identeitet e viktimave si dhe të autorit, ndërsa mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Një i pranishëm në vendngjarje tha për JOQ.al:

Breshëri kallashi m’u në qendër të Lushnjes. U dëgjuan të bërtitura. Dikush hipi në ambulancë dhe dukej i plagosur, po nuk dihet se çfarë është bërë”.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.