Jeta Osh Qef
Home

Plasin armët në Memaliaj, qëllohen dy persona brenda makinës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.10.2017, 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
armeFoto ilustruese

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Memaliaj, ku një person ka ngelur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj në fshatin Xhafaj, ku D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj, duke udhëtuar me mjetin tip Ford  me targa AA275EH, janë qëlluar nga një person i paidentifikuar, me armë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur D.M rreth 25 vjeç,  i cili  është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.