Jeta Osh Qef
Home

Goditet banda e drogës në Itali, ky është shqiptari që bënte namin me kokainë
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 11.10.2017, 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
droga

Një grup i strukturual kriminal që trafikonte drogën në Itali është shkatërruar nga policia italiane ditën e sotme. 7 persona kanë rënë në pranga, mes tyre edhe një shqiptar i cili ishte furnizuesi i kokainës në Itali. Sipas Ansa, të arrestuarit janë katër tunizianë, dy italianë dhe një shqiptar, të cilëve iu gjetën 20 mijë euro chash, 800 gram heroinë dhe 600 kokainë.

Mediat raportojnë se shqiptari, Altin Koci, akuzohet si furnizues me shumicë dhe gjatë arrestimit u kap me 540 gram kokainë.

Operacioni, i cili filloi në maj, kohë në të cilën u arrestuan dy korrierë droge dhe sekuestrimin e 1,078 gr kokainë të pastër me vlerë 200,000 euro, çoi në zbulimin e një rrjeti kompleks të trafikimit të drogës.

Sakaq, policia italiane ka shpjeguar në njoftimin e tyre për shtyp se si i kishin ndarë detyrat në grup personat e arrestuar.

Dy tunizianët, Jamel Chebbi dhe Walim Khmili, importonin drogë me shumicë dhe më pas e transferonin në apartamentet e Francesco Toniato dhe Arianna Vavalle-s.

Ndërsa Corriere shkruan se në hyrje të dy godinave prisnin Lofti Chebbi dhe Alaa Lassaoued, të cilët mbanin marrëveshjen me blerësit me pakicë dhe paralajmëruan liderët për çdo lëvizje të dyshuar në zonë. Sakaq, aktiviteti kriminal i këtij grupi shkonte në 60,000 euro në muaj.