Jeta Osh Qef
Home

E dashura i vdes në një aksident, ky është veprimi fatal që ndërmerr i riu
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 11.10.2017, 17:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

cifti

Një fund tragjik pati dashuria e dy të rinjve, të cilët ishin alpinistë me arritje të mëdha. Pasi orteku i borës i mori jetën një vajze nga Montana gjatë kësaj fundjave, familja e të dashurit të saj njoftoi se ai i kishte mbijetuar ortekut të borës, por jo edhe humbjes së partneres dhe për këtë shkak ai ia mori jetën vetes.

Sipas njoftimit të zyrës së Sherifit në kontin Gallatin, Inge Perkins, 23-vjeç, vdiq të shtunën në një ortek bore në Imp Peak në jug të Madison Range. Ndërsa, zyrtarët thonë se i dashuri i saj, Hayden Kennedy, 27-vjeçar, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në Bozeman. Historia e dashurisë dhe pasionit të tyre për të ngjitur male u ndërpre në mes.

New York Post shkruan se prindërit e djalit kanë thënë se:

Me pikëllim të madh e respektojmë vendimin e tij”, u shrehën Michael  dhe Julie Kennedy.