Jeta Osh Qef
Home

Me kombëtaren shkëlqen, por në Serinë A e përfshijnë te formacioni i dështakëve
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 11.10.2017, 16:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
230202688-482265f3-cb3c-4685-9d34-2ecbf2031932Ledian Memushaj prej kohësh është rikthyer në një nga pikat e forta të kombëtares shqiptare në mesfushë. Vlonjati ka fituar edhe besimin e Panuçit i cili gjithashtu e ka futur titullar në të gjitha takimet.

Por forma e tij e mirë me kombëtaren nuk ndikon te klubi i tij i Serisë A. Ai është përfshirë në formacionin më të dobët deri më tani gjatë këtij sezoni.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka përzgjedhur ekipin e përbërë nga futbollistët që kanë dështuar deri më tani me paraqitjet e tyre.

Në skuadër ka zënë vend edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Ai u largua nga Pescara për te Benevento këtë merkato vere, por sërish ende nuk po tregon aftësitë e tij më të mira me këtë klub.Capture-121 (1)