Jeta Osh Qef
Home

Sekuestrohen 187 mijë euro, kush është burri nga Finiqi që posedonte shumën?
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 11.10.2017, 16:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një llogari bankare me vlerë 187.000 euro është sekuetruar nga policia e Sarandës pasi dyshohen si asete kriminale. 46-vjeçari nga Finiqi është vënë në pranga pasi dyshohet se këto para i ka vënë në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, është kryer ditën e sotme, në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit të policisë, llogaria bankare i përket shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq, Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

burri