Jeta Osh Qef
Home

I jepet lamtumira vogëlushes nga Durrësi, ndërroi jetë në Itali nga sëmundja e rëndë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.10.2017, 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
I është dhënë lamtumira ditën e sotme vogëlushes nga Durrësi, Kejsi Prizreni, e cila disa ditë më parë ndërroi jetë në një prej spitaleve të Padovas në Itali.

9-vjeçarja vuante nga një sëmundje e rëndë, e njohur si sindroma “Stevens and Johnson”.

Sot rreth orës 11:00 është zhvilluar ceremonia mortore dhe është përcjellë për në banesën e fundit vogëlushja 9-vjeçare, të cilën shokët e shkollës dhe mësueset e thërrisnin “rrufeja”, për shkak të gjallërisë që e karakterizonte.

Kejsi nuk arriti dot të përballonte sëmundjen e rëndë nga e cila ishte prekur dhe pavarësisht ndihmave si nga miqtë, të afërmit dhe gjithë shqiptarët, Kejsi ndërroi jetë në moshën 9-vjeçare.