Jeta Osh Qef
Home

Veliaj inauguron thertoren e ndërtuar 5 vite më parë
Nga: L.Çela | Publikuar më: 06.10.2017, 18:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Veliaj

Politikanët shqiptarë ndër vite çfarë s’kanë shpikur për hir të kolltukut – është i vetmi master që meritojnë – por një nga rekordmenët absolutë është ai i cili praktikisht duhej të ishte më ndryshe nga të gjithë, amerikan në natyrë dhe gjerman në punë, Erjon Veliaj.

Bashkia e Tiranës dje publikoi materiale filmike për hapjen e thertores së parë publike prej saj në Arbanë. Natyrisht, me pompozitetin më të madh, siç e do shefi, sikur atje do të punësohen 75 mijë shqiptarë. Ky investim, i cili në letër – si gjithçka në këtë vend – gjoja do të mbrojë konsumatorët me prodhim të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, rezulton se është bërë para… pesë vitesh!

Kujdes! Nuk është skeç shkodran dhe as parodi vlonjate. Është fakt!

Kjo thertore funksionon minimumi që nga viti 2012, e reklamuar nga ish-ministrat e Bujqësisë, Genc Ruli dhe Edmond Panariti, si investim me mbështetje nga qeveria. Në janar, televizioni “Ora News” bëri edhe një reportazh mbi këtë thertore ekzistuese. Pra, Veliaj ka gjetur thjesht mjetin e radhës për t’u tallur me shqiptarët, sidomos ata të rretheve, të cilët besojnë gjithçka që shohin në medie.

U kuptuam mirë? Shihni videot, nëse nuk na besoni!